Pavarësisht se Bayern Munich është në bisedime me Harry Kane për një rinovim të mundshëm të kontratës, e cila skadon në fund të këtij sezoni, klubi bavarez po shqyrton edhe alternativa të tjera për sulmin.

Një nga emrat që po ndiqet më vëmendje nga klubi bavarez është edhe ai i Nick Woltemade, të cilin e kërkuan edhe verën e kaluar, por oferta e tyre për Stuttgart ishte shumë larg asaj që pagoi Newcastle.

Woltemade është i huazuar këtë sezon te Juventus, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, megjithatë kjo nuk e pengon aspak Bayern-in në interesimin serioz ndaj tij. Sipas gazetarit Christian Falk, Bayern e sheh Woltemade jo thjesht si një zëvendësues për Harry Kane, por si një pikë referimi për sulmin e tyre për të ardhmen, pas largimit të sulmuesit anglez, pavarësisht se ai mund të qëndrojë edhe një ose dy sezone të tjera.

The post Bayern i habit të gjithë, një emër surprizë që luan në Serie A shihet si pasardhësi i Harry Kane appeared first on Telesport.