Barcelona vazhdon të ndërmarrë hapa të hershëm në tregun e transferimeve, duke monitoruar nga afër mundësitë për të përforcuar krahët e mbrojtjes. Sipas gazetës “Sport”, klubi katalanas po ndjek disa mbrojtës krahu, kontratat e të cilëve përfundojnë në fund të këtij sezoni.

Një strategji që ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi duke pasur parasysh burimet e kufizuara financiare të klubit “blaugrana”. Në fakt, ky pozicion nuk përbën një prioritet absolut.

Në të djathtë, Barça mund të mbështetet tashmë te Jules Koundé dhe Eric Garcia, ndërsa në krahun e majtë ka lojtarë si João Cancelo, Alejandro Balde dhe Xavi Espart. Megjithatë, drejtuesit duan të jenë të përgatitur për çdo mundësi që ofron tregu, veçanërisht për lojtarë me përvojë që mund të vijnë me parametra zero.

Mes emrave që po merren në konsideratë janë David Raum dhe Tyrick Mitchell. Mbrojtësi gjerman i Leipzig, i cili është edhe kapiten i skuadrës, vlerësohet shumë nga Hansi Flick, i cili e njeh mirë atë. Ndërkohë, mbrojtësi i Crystal Palace përfaqëson një tjetër opsion interesant, duke pasur parasysh mundësinë që ai të largohet me parametra zero në fund të sezonit.

Këta nuk janë të vetmit lojtarë që Barcelona ka vlerësuar në të kaluarën; katalanasit kanë ndjekur më parë edhe Alejandro Grimaldo (tani tek Atlético Madrid) dhe Andrea Cambiason e Juventus.

Megjithatë, koha do të jetë vendimtare. Duke filluar nga janari i ardhshëm, lojtarët me kontrata në skadim do të mund të nisin negociatat me klube të tjera për një transferim të mundshëm falas për sezonin pasues, çka do të thotë se Barça duhet të vendosë shpejt se cilët lojtarë do të synojë të afrojë.

The post Te Barcelona bëhen të ‘zgjuar’, klubi monitoron lojtarët që u skadon kontrata në fund të sezonit, ja emrat appeared first on Telesport.