Duke qenë se ka përfunduar zgjedhje e tretë te Barcelona, pasi Hansi Flick preferon më shumë Joao Cancelo dhe Xavi Espart në krahun e mjatë të mbrojtjes, Alejandro Balde pritet të largohet gjatë merkatos së janarit nga Barcelona.

Anësori spanjoll u përfol edhe gjatë verës për një largim të mundshëm, por shanset që kjo gjë të ndodhë në merkaton e janarit janë shumë të mëdha. Përveç interesit nga klubet e Premier League, për spanjollin janë futur së fundmi në garë edhe dy klubet e mëdha të Serie A, Juventus dhe Milan.

Kontrata aktuale e Balde me Barcelonën skadon në 30 qershor 2028. Vlera aktuale e tij në treg sipas Transfermarkt është 50 milionë euro. Në dallim nga klubet e Premier League, të cilat janë të gatshme për të paguar këtë shifër, Juventus dhe Milan, preferojnë më shumë huazimin deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje.

The post Juventus dhe Milan nisin garën për të “padëshiruarin” e Flick te Barcelona appeared first on Telesport.