Në prag të ndeshjes në transfertë ndaj San Marino, e dyta në grup në Ligën C, në Ligën e Konbeve, Shqipëria ka marrë një lajm të mirë nga dy rivalët kryesor për vendin e parë. Finlanda dhe Bjellorusia janë ndarë në barazim pa gola në sfidën e luajtur në Helsinki. Një ndeshje pa shumë raste dhe disi e mërzitshme.

Finlanda vinte në këtë takim pas fitores 0-7 ndaj San Marino, por sot nordikët nuk shkuan dot më shumë se barazimi 0-0. Në anën tjetër, Bjellorusia vinte pas humbjes ndaj Shqipërisë dhe sot mori pikën e parë në grup.

Në rast se Shqipëria fiton ndaj San Marino, do të marrë vendin e parë në grup. Sfida e ardhshme për kuqezinjtë, pas asaj të sotmes, do të jetë sërish në transfertë, këtë herë ndaj Finlandës.

Kuqezinjtë e kanë detyrim ta mbyllin në vend të parë në grup dhe pse jo me pikë të plota, duke parë rivalët që kanë përballë.

The post Shqipëria merr “dhuratën” nga rivalët e grupit, shtrohet rruga për vendin e parë appeared first on Telesport.