Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen e dytë në grup në Ligën C, në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj San Marino, një kundërshtari të lehtë në letër, por fusha e lojës mund të tregojë të kundërtën.
Rolando Maran ka bërë shumë ndryshime në krahasim me formacionin e ndeshje ssë kaluar ndaj Bjellorusisë. Ndryshimet prekin të gjitha repartet, nga porta në sulm.
Sot në portë do të luajë Alen Sherri, në krahët e mbrojtjes Samuele Sina dhe Mario Mitaj. Për 19-vjeçarin Sinaj do të jetë sot debutimi me kuqezinjtë. Qendra e mbrojtjes do të jetë me dyshen e zakonshme, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli.
Në mesfushë rikthehet titullar Julian Shehu. Bashkë me të do të jenë edhe Kristian Asllani dhe Ernest Muçi. Ndryshime do të ketë edhe në sulm, ku treshja sulmuese sonte do të jetë: Anis Mehmeti, Rei Manaj dhe Myrto Uzuni.

The post Presim gola dhe spektakël nga Shqipëria ndaj San Marino. Maran bën ndryshime të shumta në formacion (foto) appeared first on Telesport.
