Konferenca e parë për shtyp e Tyson Fury dhe Anthony Joshua pritet të mbahet në Londër të mërkurën, pasi janë zgjidhur një sërë çështjesh. Rivalët britanikë të peshave të rënda do të përballen për herë të parë që kur u konfirmua zyrtarisht javën e kaluar se dueli i tyre madhështor do të zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” të Cardiff.
Gjatë fundjavës, Hearn kishte thënë se “asgjë nuk ishte konfirmuar për javën e ardhshme, sa i përket konferencës për shtyp”. Megjithatë, Fury dhe Joshua tani do të shkëmbejnë fjalë para kamerave dhe do të kenë një përballje sy më sy para ndeshjes në “British Airways ARC” në Olympia, pasi u arrit një marrëveshje përpara këtij eventi mediatik shumë të pritur.
Fury kishte ngritur dyshime të reja të shtunën nëse ndeshja do të zhvillohej, duke këmbëngulur se kishte vetëm “një për qind” mundësi që ai të përballej me Joshua.
Së fundmi, Hearn kishte vënë në dyshim nëse Fury ishte regjistruar për testimin antidoping para ndeshjes, por menaxheri i Fury konfirmoi se ai ishte regjistruar gjashtë ditë më herët sesa kërkohej.
Joshua, Hearn, Fury dhe promotori i tij, Frank Warren, tani janë të gjithë gati për të marrë pjesë në eventin në Londër.
The post Zgjidhet çdo mosmarrëveshje, Fury e Joshua “ballë për ballë” për mediat në Londër appeared first on Telesport.
