Para pushimit veror, Mercedes u gjend papritur nën presion nga rivalët, veçanërisht McLaren, që përdor të njëjtin motor. Skuadra nga Brackley nuk i përshpejtoi përmirësimet, por pjesët e reja do të mbërrijnë këtë fundjavë, për garën në Malajzi, siç ishte planifikuar fillimisht.
Ndërkohë që, skuadra ka siguruar tri fitore radhazi: në Monza, në Madrid me Antonelli dhe në Baku me Russell. Për rivalët, ekziston rreziku real që makinat W17 të bëhen edhe më të paarritshme nëse këto përmirësime i mundësojnë Mercedes të bëjë një hap tjetër përpara.
“Këtë fundjavë po sjellim në pistë një paketë përmirësimesh dhe kjo përbën një hap të rëndësishëm për ne. Garat e fundit nuk i përmbushëm plotësisht pritshmëritë tona. Monza dhe Baku paraqitën sfida specifike, por edhe në pista më konvencionale, nuk ishim në garë për ‘pole position’”, tha Toto Wolff.
“Jemi të vetëdijshëm për këtë dhe po punojmë fort për ta ndryshuar situatën. Shpresojmë që përmirësimi të shënojë një hap tjetër përpara, por në Formula 1 nuk ka garanci. Kronometri është gjithmonë gjykatësi përfundimtar. Synimi ynë është ta kuptojmë shpejt paketën e re”, tha Wolff.
The post Wolff: Në Malajzi me përmirësime, por vetëm kronometri do të tregojë nëse ato funksionojnë apo jo appeared first on Telesport.
