Duke qenë se Manchester City është në një pozitë tejet të vështirë dhe rrezikon dënimin e rëndë, klubet e tjera të mëdha duan të përfitojnë nga situata. Një nga këto klube është edhe Barcelona, e cila në rast dënimi të City-t, do të tentojë transferimin e Josko Gvardiol, objektiv i tyre i vjetër.
Mundo Deportivo zbulon se kroati është profili i preferuar për Hansi Flick për qendrën e mbrojtjes. Gvardiol është nën kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2031 dhe vlera e tij në treg është mbi 90 milionë euro.
Por, situata mund të marrë një kthesë tjetër në rast dënimi të Man. City, pasi është shpallur deri tani fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritua nga Premier League. Dhe në rast dënimi dhe zbritjeje në kategoritë më poshtë, jo vetëm Josko Gvardiol, por do të largohen edhe shumë yje të tjerë.
The post Man. City rrezikon dënimin e rëndë, Barcelona kërkon të përfitojë nga situata dhe i rikthehet objektivit të vjetër appeared first on Telesport.
