Irlanda kaloi në avantazh në minutën e 8-të me Ciara Milton, ndërsa në minutën e 19-të Halle Harcourt dyfishoi shifrat, duke i dhënë skuadrës së saj avantazhin 2-0.

Në pjesën e dytë, vajzat kuqezi u përpoqën të reagonin dhe të afroheshin më shumë pranë portës kundërshtare, por pa arritur të ndryshonin rezultatin e takimit.

Kombëtarja U-17 e vajzave do të rikthehet në fushë më 4 tetor, në orën 12:00, për ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij raundi. Sfida do të zhvillohet sërish në stadiumin “Niko Dovana”, ku Shqipëria U-17 do të kërkojë ta mbyllë këtë fazë me një rezultat pozitiv.