Në Kopenhagen, Danimarka dhe Portugalia dhuruan spektakël dhe gola të shumtë. Luzitanët në fund fituan 2-4, duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje. Në minutën e 13-të, Joao Cancelo zhbllokoi shifrat, pas kombinimit me Goncalo Ramos. Në minutën e 23-të, vendasit barazojnë shifrat me golin e bukur të Mikkel Damsgaard.

Megjithatë, reagimi i portugezëve ishte i shpejtë, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 26-të, ku këtë herë ishte Goncalo Ramos që gjeti golin, pas asistit të Bruno Fernandes. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për portugezët. Pjesa e dytë ishte po aq e bukur sa e para. Rasmus Hojlund barazon shifrat në minutën e 53-të. Vitinha kalon sërish në avantazh Portugalinë në minutën e 67-të, duke shënuar me kokë pas krosimit të Bruno Fernandes.

Në minutën e 87-të, Joao Felix vulos me golin e tij fitoren 2-4 për portugezët, që kryesojnë grupin me 9 pikë të plota në 3 ndeshjet e para. Tre ekipet e tjera kanë te treja nga 3 pikë.

SHIKOGOLAT

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Uellsi fitoi në Cardiff 2-1 ndaj Norvegjisë. Nordikët kaluan të parët në avantazh me Oscar Bobb. Daniel James barazon shifrat për vendasit po në pjesën e parë, e cila mbyllet 1-1.

Në fillim të pjesës së dytë, Norvegjia mbetet me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Torbjorn Lysaker Heggem, që pengoi kundërshtarin, që ishte lojtari i fundit. Goditje dënimi për Uellsin, Neko Williams e ekzekuton në mënyrë përfekte dhe dërgon topin në rrjetë.

SHIKOGOLAT

The post Liga e Kombeve: Portugalia shkëlqen pa Ronaldon, Norvegjia “fiket” në Cardiff (video) appeared first on Telesport.