Raphinha do t’iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore në “Ciutat Esportiva de Sant Joan Despí”, ndërsa stafi mjekësor dhe ai atletik i Barcelonës duan të kuptojnë shkaqet e tri dëmtimeve të fundit të brazilianit. Të gjitha kanë ndodhur gjatë grumbullimeve me Brazilin në 6 muajt e fundit dhe në të njëjtën zonë; kofsha e djathtë.
Për këtë arsye, para ose pas testeve, do të zhvillohet një bisedë me lojtarin për të verifikuar nëse ekziston ndonjë model i përsëritur në stërvitje apo nxehje që mund të ketë favorizuar problemet fizike. Barça dëshiron të kuptojë veçanërisht nëse metodat e punës me Brazilin ndryshojnë nga ato të klubit.
Raphinha e nisi sezonin në formë të shkëlqyer me Barcelonën, por grumbullimi me Brazilin solli sërish probleme muskulore, edhe pse këtë herë nuk duken serioze. Carlo Ancelotti e aktivizoi për 90 minuta në Australi javën e kaluar dhe e hodhi sërish titullar disa ditë më vonë në Melburn.
Dëmtimi i parë në vitin 2026 erdhi në mars, ndaj Francës, ndërsa në qershor pësoi problem në bicepsin femoral të djathtë ndaj Haitit. Tani Barça synon të shmangë përsëritjen e këtyre problemeve.
The post Barça alarmohet për Raphinha. 3 dëmtime në 6 muaj me Brazilin, klubi kërkon të kuptojë arsyet appeared first on Telesport.
