Në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Finlandës, trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, foli për ndryshimet mes kundërshtarit të radhës dhe Bjellorusisë, ndërsa komentoi edhe alternativat në krahun e majtë dhe grumbullimin e Kerjotës:
“Ndryshimi mes Bjellorusisë dhe Finlandës? Janë dy skuadra që kanë sisteme të ndryshme loje, por janë shumë të organizuara. Finlanda është një skuadër e vështirë, e bën të luajë keq kundërshtarin. Janë të ngjashëm në mënyrën se si rrinë në fushë, shumë të ngushtë, çka ia ul shpejtësinë ekipit kundërshtar.
Pilo dhe Mitaj majtas? Lojtarët duhet të vihen në shërbim të skuadrës me cilësitë e tyre. Pres që lojtarët që hyjnë në fushë t’i vendosin cilësitë në shërbim të grupit. Ne, për të qenë një ekip konkurrues, duhet të shtyjmë shumë dhe të japim më shumë se 100%. E pres këtë nga të gjithë. Kam fatin që kam djem me këto karakteristika e me përkushtim. Kur e kemi treguar këtë, kemi shfaqur më shumë cilësi sesa mendonim se kishim.
Janë lojtarë që mund të kenë role të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme. Nuk mund të plotësojnë njëri-tjetrin duke luajtur bashkë, mund të alternohen, si aktualisht.
Kerjota? Unë kam ftuar disa lojtarë më shumë për të kompletuar grupin, pasi ishin shumë ndeshje dhe doja t’i njihja. Ai nuk kishte mundësinë, apo nuk ishte momenti që ta rreshtoja në fushë, por bën pjesë në këtë grup për ta njohur më mirë. Të shohim nëse krijohet mundësia e aktivizimit sadopak, por ky plan ishte i parashikuar”.
The post Maran kërkon përqendrim maksimal: Finlanda është e vështirë, e bën kundërshtarin të luajë keq appeared first on Telesport.
