Nuk do ta dimë kurrë se si është të jesh Ibrahimoviç. Por, në ditëlindjen e tij të 45-të, e dimë çfarë ka qenë Zlatan për ne: shumë gjëra, një mijë jetë, të ndryshme dhe të pamundura, ashtu si golat e tij.

Nga Rosengård, periferia e Malmos, deri te roli si këshilltar i lartë i Milanit, Ibra ka mbetur besnik ndaj një prej frazave të tij të famshme: “Mund ta nxjerrësh djalin nga getoja, por nuk mund ta nxjerrësh geton nga djali”. Kjo tregon urinë për suksesin dhe famën e njeriut të fortë.

Askush nuk ka mundur ta imitojë. Asgjë nuk e tregon më mirë Ibrën sesa golat e tij dhe mënyra unike për të sfiduar imagjinatën, me lëvizje të ngjashme me taekwondo.

Nga Juventusi tek Interi, nga Interi te Milani përmes Barcelonës. Pothuajse gjithmonë i vetëm kundër shumëkujt: magnet për vëmendjen, makth për kundërshtarët. Pas Italisë, pushtoi Parisin dhe më pas Amerikën. Në moshën 39-vjeçare u kthye te Milani dhe përmbysi fatin e skuadrës që kishte dashur më shumë. Fitoi një titull kampion, duke bërë sërish gjëra prej Ibre. Brenda dhe jashtë zonës. Pyeteni Lukakun…

Në moshën 41-vjeçare u largua nga futbolli mes lotësh, për herë të parë i brishtë. Çfarëdo që bënte, Ibra na shkaktonte gjithmonë të njëjtin efekt. Edhe sot, mes polemikave dhe kritikave, vazhdon të flitet për të.

Në 45 vite ka jetuar një mijë jetë. Ta largosh djalin nga futbolli? E pamundur. Ta largosh futbollin nga ky djalë? E pamundur. Pikërisht si secili prej golave të tij…

🏆 5× Serie A
🏆 3× Superkupa e Italisë
🏆 1× Kupa e Botës për Klube FIFA
🏆 1× Superkupa e UEFA-s
🏆 1× La Liga
🏆 2× Superkupa e Spanjës
🏆 4× Ligue 1
🏆 2× Kupa e Francës
🏆 3× Kupa e Ligës së Francës
🏆 3× Trofeu i Kampionëve (Francë)
🥇 Çmimi “Puskás” 2013

The post Gëzuar ditëlindjen, Ibrahimovic! 45 vitet e një futbollisti dhe njeriu unik appeared first on Telesport.