Interesimi i lartë i studentëve për të ndjekur studimet e ciklit të parë dhe të dytë në Fakultetin Juridik në Kërçovë, që është pjesë e Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“ në Manastir. Nga viti në vit rritet numri i studentëve që zgjedhin të ndjekin studimet në këtë fakultet, tha dekania Svetllana Veljanovska.
“Këtë vit, me të vërtetë, numri i studentëve që duan të studiojnë në fakultetin tonë është i madh. Krahasuar me vitet e kaluara, mund të themi se jemi një nga fakultetet me interesimin më të madh në Fakultetin ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Manastir dhe, kur jemi te regjistrimet tek ne, në rrethin e parë të regjistrimeve mund të themi se janë mbushur të gjitha vendet”, tha Svetllana Veljanovska – dekane e Fakultetit Juridik – Kërçovë.
Është në rrjedhë e sipër edhe regjistrimi për ciklin e dytë të studimeve në këtë fakultet, ku janë pesë drejtime.
“Këtë vit, për herë të parë, kemi edhe një program të ri studimi, E Drejta e Teknologjisë, të cilin dua ta promovoj dhe besoj se këtu do të ketë interesim të veçantë nga studentët e fakulteteve të ndryshme, jo vetëm studentët e drejtësisë, por edhe studentët që kanë kryer drejtime teknike”, potencoi Svetllana Veljanovska – dekane e Fakultetit Juridik – Kërçovë.
Vitin e kaluar kanë diplomuar rreth 60 studentë në ciklin e parë, ndërsa rreth 20 studentë kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve. Në këtë fakultet ka edhe studime të doktoratës.
