Shqipëria e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj San Marinos, në sfidën që po luhet në “Air Albania”. Shqipëria kishte shansin e parë në minutën e 4-të, ku Kristian Asllani kishte një mundësi të mirë shënimi me kokë, pas krosimit të Elseid Hysajt nga krahu i djathtë, por goitja e mesfushorit përfundoi jashtë porte.
Në minutën e 7-të, aksion i bukur i kuqezinjve, Ernest Muçi ishte në një pozicion të mirë për të gjetur golin, por goditja e tij përfundoi sipër traversës.
Sfida u zhbllokua në minutën e 11-të, ku Kristian Asllani tundi rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca. Një gol vërtet i bukur i mesushorit Elbasanas. Shqipëria kalon në avantazh 1-0. SHIKOGOLIN
Në minutën e 22-të, Shqipëria i afrohet golit të dytë, por goditja e Rei Manaj përplaset në shtyllë. Në minutën e 36-të, tjetër rast i mirë për kuqezinjtë, por goditja e Manaj ndalet në fund nga portieri kundërshtar.
Pjesa e parë në “Air Albania” mbyllet 1-0 për Shqipërinë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bjellorusia po fiton 1-0 ndaj Finlandës.
The post Shqipëria dominon, por mjaftohet vetëm me kryeveprën e Asllanit në pjesën e parë ndaj San Marino (video) appeared first on Telesport.
