Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, komentoi fitoren ndaj Kroacisë (2-1) në ndeshjen e Nations League. “Ata janë futbollistë fantastikë dhe nuk ndalen kurrë së luftuari. Ndonjëherë më habisin edhe mua, jam i pari që e pranoj këtë”, tha trajneri i Spanjës.
Më tej, De La Fuente tha: “Në atë atmosferë të vështirë, ne arritëm të ngriheshim në lartësinë e duhur. Dhe në pjesën e dytë, treguam se ishim skuadra më e mirë. Kjo është një fitore plotësisht e merituar”.
“Kjo është pikërisht lloji i ndeshjes që prisnim. Kroacia është një skuadër e madhe me shumë prestigj. Duhej të qëndronim në të njëjtin nivel me ta dhe t’i lodhnim. Në pjesën e dytë e kontrolluam situatën edhe pse ata krijuan disa raste të rrezikshme me kundërsulme, gjë që është normale. Por isha i sigurt se do ta përmbysnim ndeshjen“, tha ai.
“Mikel Merino është një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij. Ai i ka cilësitë për të luajtur për çdo skuadër dhe, sigurisht, mund të luajë në çdo ndeshje. Ai i kupton jashtëzakonisht mirë momentet e ndeshjes. E ka atë dhunti për të shënuar gola, madje edhe gola të rëndësishëm. Ne e vlerësojmë vërtet përkushtimin që ai tregon gjithmonë,” tha de la Fuente.
The post Luis de la Fuente: Isha i sigurt se Spanja do ta përmbyste ndeshjen, ai ka dhunti për të shënuar appeared first on Telesport.
