Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1 janë shtyrë për ditën e diel. Shiu i fortë që ka rënë përgjatë gjithë pasdites në Sao Paolo e ka bërë të pamundur zhvillimin normal të provave në pistën e Interlagos, që do të vendosin radhën e nisjes së pilotëve për garën e së dielës.
Provat zyrtare duhej të kishin nisur në orën 19:00 (ora shqiptare), por shiu që binte papushim e bënte të pamundur zhvillimin normal të tyre. Organizatorët i shtynë disa herë ato, deri në orën 21:00 (ora shqiptare) dhe më pas morën vendimin për t’i anulluar dhe shtyrë ato por ditën e diel.
Ai që konfirmoi shtyrjen e provave ishte presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali, që tha: “Kushtet e pistës nuk garantojnë sigurinë e pilotëve. Gjithashtu, në qytet po mbërrin mbrëmja dhe drita nuk është e mjaftueshme për të zhvilluar provat zyrtare. Më vjen shumë keq për tifozët e shumtë”.
“Ne do të provojmë që t’i zhvillojmë ato gjatë paradites së të dielës, duke shpresuar që kushtet atmosferike ta lejojnë atë
Në rast se provat zyrtare nuk zhvillohen, atëherë përcaktuese mund të jenë rezultatet e sesionit të parë dhe të vetëm të provave të lira, të zhvilluara ditën e premten në pistën e Interlagos. Më herët, të shtunën pasdite, u zhvillua gara sprint, në kushte normale, ku fitoi Lando Norris.
McLaren dominon garën sprint në Brazil, Norris i “rrëmben” edhe 2 pikë të tjera Verstappen
The post Shiu bëhet protagonist në Brazil, merret vendimi i papritur për provat zyrtare në pistën në Interlagos appeared first on Telesport.
