Anësori i Arsenal, Noni Madueke, po zgjon interesimin e klubeve që luajnë në Europë, ndërsa vazhdon të ketë vështirësi për të siguruar minuta loje këtë sezon. Lajmin e konfirmoi e përditshmja “The Telegraph”.
24-vjeçari nuk arriti të përfshihej në skuadrën e Anglisë për këtë periudhë ndeshjesh ndërkombëtare, pasi është aktivizuar kryesisht si zëvendësues në Premier League me Arsenal.
Klube si Atletico Madrid dhe Juventus besohet se janë të interesuara për ish-lojtarin e krahut të Chelsea, të cilin Arsenal e transferoi për 52 milionë paund në verën e vitit 2025.
Madueke, i cili e ka nisur ndeshjen si titullar vetëm një herë këtë sezon, në fitoren ndaj Ipsëich në raundin e tretë të Carabao Cup, ka një kontratë me Arsenal që zgjat deri në vitin 2029.
The post Atletico dhe Juventus interesohen për lojtarin që erdhi me bujë por nuk po gjen hapësira tek Arsenal appeared first on Telesport.
