Në garën e fundit të Formula 1, zhvilluar në Sepang, piloti holandez Max Verstappen hoqi qafe një barrë që e kishte rënduar që nga fillimi i kampionatit: mundësinë për ta përfunduar sezonin 2026 pa asnjë fitore të vetme.
Piloti i Red Bull e arriti këtë sukses pas një fundjave që e dominoi që nga sesioni i kualifikimit e në vazhdim. 4 herë kampioni i botës tani po përgatitet për garën e radhës, atë të Singapor, pistë ku ai ende nuk ka arritur të fitojë.
Ky është një synim që Verstappen e ka pasur në mendje pak ditë para garës në pistën qytetase të Marina Bay, e cila do të presë gjithashtu një garë Sprint: “Fitorja në Malajzi ishte një ndjesi e jashtëzakonshme dhe një moment krenarie të madhe për ekipin, pasi ishte fitorja jonë e parë si prodhues i njësisë së fuqisë,” komentoi ai.
“Ishte një moment historik i shumëpritur dhe një sukses i veçantë për të gjithë. Thjesht po përpiqemi të vazhdojmë ta përmirësojmë makinën garë pas gare dhe shpresojmë ta ruajmë këtë formë në Singapor, që mbyll këtë seri prej tri garash radhazi”, tha Verstappen.
“Më pëlqen shumë kjo pistë, është plot kthesa dhe mjaft e pabarabartë. Vapa është një faktor kryesor, por të paktën këtë herë garojmë natën. Nuk kam fituar kurrë në Singapor, ndaj ndjej se kam ende diçka për të përfunduar me këtë pistë”, tha holandezi.
The post Vestappen nuk ndalet: Në Singapor s’kam fituar kurrë, ndjej se kam një detyrim me këtë pistë appeared first on Telesport.
