Spanja vazhdoi ecurinë e saj pozitive duke fituar më përmbysje në shifrat 1-2 mbrëmë ndaj Kroacisë, në sfidën e luajtur në Split. Trajneri i Kroacisë, Slaven Bilic ka kritikuar sjelljen e Marc Cucurella, pas përjashtimit të diskutueshëm të Ivan Perisicit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 79-të, pas një kontakti me mbrojtësin e majtë të Spanjës.
Bilic e konsideroi si teatrale sjelljen e Cucurella gjatë këtij momenti, që ndikoi në përjashtimin me karton të kuq të Perisic dhe më pas solli golin e dytë të Spanjës.
“Cucurella shtë një lojtar i shkëlqyer. E admiroj për atë që bën në fushë dhe për historinë e djalit të tij (vuan nga autizmi). Ai e mbron ekipin e tij me gjithçka, por sigurisht që provokon, dhe në këtë rast e teproi me sjelljen e tij”, tha Bilic.
Trajneri kroat këmbënguli gjithashtu se goli i fitores së Spanjës duhej të ishte anuluar për shkak të një faulli ndaj portierit Dominik Livakovic.
The post Spanja përmbysi shifrat në fund, trajneri i Kroacisë nuk përmbahet ndaj kampionit të botës: Ai është provokues appeared first on Telesport.
