Nga një lojtar në qendër të merkatos, në një pjesë të rëndësishme të projektit bardhezi. Nico Gonzalez do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit. Pas zërave të shumtë, rinovimi i kontratës pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, pasi gjatë verës qëndrimi i tij në Torino dukej larg të qenit i sigurt.

Rikthimi nga huazimi tek Atletico Madrid ndryshoi gjithçka. Sulmuesi argjentinas fitoi besimin e Luciano Spallettit me paraqitje bindëse. Trajneri bardhezi kishte deklaruar: “Nico Gonzalez është një lojtar që di të jetë pjesë e grupit. Jemi të lumtur nëse qëndron dhe nuk kemi ndërmend ta dhurojmë. Për ne është e rëndësishme të kemi alternativa”.

Goli ndaj Parmës dhe ndikimi në ndeshjet e para të sezonit bindën drejtuesit Carnevali dhe Massara “ta blindojnë” me një marrëveshje të re, përtej qershorit 2029, me rritje të pagës, aktualisht 3.6 milionë euro në sezon.

Kështu, një largim i mundshëm është shndërruar në konfirmim. Nico Gonzalez do të mbetet bardhezi dhe do të jetë një nga lojtarët mbi të cilët Juventusi do të ndërtojë të tashmen dhe të ardhmen. Argjentinasi ka shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin. Të shtunën ai rikthehet në “Continassa”, pas ndeshjes së lamtumirës së Messit me Argjentinën. Spalletti e pret.

The post Nico Gonzalez “pushton” Juven, rinovimi pritet të firmoset në ditët e ardhshme appeared first on Telesport.