Ish-lojtari i Atalantës dhe Milanit, Andrea Conti, i cili nbylli rrugëtimin me futbollin para kohe, për shkak të një dëmtimi të dytë të rëndë në gju, ka folur gjatë e gjerë në një intervistë të fundit në “Corriere della Sera”, ku u ndal edhe te periudha që kaloi te Milan.

“Atmosfera aty ishte ndryshe. Trajneri Stefano Pioli kishte bërë një punë të shkëlqyer duke krijuar një grup të madh. Prania e Maldinit ishte thelbësore. Dhe ardhja e Ibrahimovic pak muaj më parë ishte vendimtare. Me të, ishe i detyruar të rrisje nivelin tënd.

Kam parë djem të ekipit Primavera duke qarë kur i merrnin në ekipin e parë, për shkak të disa aspekteve të sjelljes së tij. Megjithatë, jashtë fushe ai ndryshonte: bëhej lozonjar dhe simpatik”, zbulon Conti.

Ish-mbrojtësi zbulon edhe momentin e dëmtimit, që solli fundin e parakohshëm të karrierës.

“Një goditje e rëndë. E kuptova menjëherë se ishte diçka serioze. Dëshpërim total. Isha në vitin tim të parë te Milani, sapo isha thirrur në kombëtaren italiane. Kënaqësitë e para pas kaq shumë sakrificash. Dhe në ato momente, mendimet janë të pafundme. Kur dhe si do të rikthehesha, a ishte kyçi i këmbës shkaku i dëmtimit, përgjegjësia ndaj klubit dhe tifozëve. Edhe pse më e keqja nuk kishte ardhur ende. Operacioni nuk shkoi mirë. Si e mora vesh? Muaj më vonë, kur këputa sërish ligamentin e kryqëzuar”, tha Conti.

The post “Te Milan kam parë lojtarë duke qarë për shkak të sjelljes së Ibrahimovic” appeared first on Telesport.