Milani ka vënë në shënjestër Alex Scott, mesfushorin e Bournemouth, i cili gjatë verës mund të marrë vendin e lënë bosh nga Luka Modrić. Një profil interesant, me cilësi teknike dhe jehonë mediatike, vlera e të cilit, aktualisht rreth 50 milionë euro, pritet të rritet edhe më shumë në fund të sezonit. Milani, megjithatë, mbetet në garë.
I lindur në vitin 2003, Scott mund të bëhet anglezi i 11-të në historinë e klubit kuqezi. Historia nisi në vitin 1899, me Herbert Kilp, anglezin që ishte ndër themeluesit e Milanit. Më pas erdhi Jimmy Greaves, legjenda e Tottenham, i cili nuk pati marrëdhënie të mira me trajnerin Nereo Rocco. Edhe Luther Blissett, i cili premtonte shumë gola, rezultoi zhgënjim, duke shënuar vetëm 6 herë me fanellën kuqezi.
Kujtime të tjera lanë Ray Wilkins dhe Mark Hateley, ky i fundit vendimtar në derbin e Milanos pas rikthimit të klubit nga Seria B. Në vitet më të fundit spikat David Beckham, me përshtatjen e shkëlqyer te Milani, por edhe dëmtimin e rëndë që i kushtoi pjesëmarrjen në Botëror. Më pas erdhën Fikayo Tomori, Ruben Loftus-Cheek dhe Tammy Abraham.
Në këtë listë mund të përmendej edhe Omari Hutchinson, por ai zgjodhi të përfaqësojë Xhamajkën. Tani, mbetet për t’u parë nëse Alex Scott do t’i bashkohet historisë angleze të Milanit.
The post Alex Scott, 50 milionëshi në “radarët” e Milanit. Nga Kilpin te Beckham, ja 10 anglezët e tjerë kuqezinj appeared first on Telesport.
