Bayern Munich barazoi 2-2 ndaj Augsburg, në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës.

Menjëherë sapo nisi ndeshja dhe në topin e kthyer mbrapsht drejt Manuel Neuer, portieri gjerman bëri nga ato daljet e tij të zakonshme, por që këtë herë gaboi rëndë dhe pa topin e goditur nga Robin Fellhauer që përfundoi në rrjetë, pas vetëm 6 sekondash lojë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Augsburg. Në minutën e 51-të, Luis Diaz gjen golin, por që anullohet për pozicion jashtë loje.

Bayern barazoi shifrat në minutën e 55-të, me Ismael Saibari. Pas një topi të gjatë Joshua Kimmich dhe asistit të Harry Kane, Saibari nuk e kishte të vështirë të gjente rrjetën.

Në minutën e 64-të, Augsburg gjen golin e dytë, ku Rodrigo Ribeiro ktheu në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja fillestare e Neuer.

Në minutën e 80-të, Bayern baarazon shifrat me transferimin tjetër të verës, Nathaniel Brown, i cili gjeti golin, pas asistit të Harry Kane, i dyti për këtë takim.

Në minutën e 84-të, Bayern iu afrua golit të tretë, por Serge Gnabry ishte i pafat, pasi goditja e tij u përplas në shtyllë. Në minutat e fundit shtesë, Bayern gjeti golin me Serge Gnabry, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Rezultati final 2-2.

SHIKOGOLAT

Në sfidat e tjera, Bayer Leverkusen mori një fitore spektakolare në transfertë 3-4 ndaj Mainz. Hoffenheim humbi në shtëpi 2-3 ndaj Hamburger SV, Fisnik Asllani dha asist. Stuttgart fitoi 0-2 në transfertë ndaj Paderborn. Union Berlin fitoi 1-0 ndaj Elversberg.

The post Golat e blerjeve të verës nuk mjaftojnë, Bayern nuk merr dot më shumë se një pikë ndaj Augsburg (video) appeared first on Telesport.