Inter është rikthyer te fitorja në Serie A, pasi mposhti pa probleme 3-0 Parmën, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e gjashtë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të, ku pas një gafë të Eduardo Corvi-t, portierit të Parmës, Petar Sucic, përfitoi më së miri dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Në minutën e 17-të, Francesco Pio Esposito fiton penallti, pasi pengohet në zonë nga mbrojtësi kundërshtar. Godet Hakan Calhanoglu, topi përfundon në rrjetë, edhe pse Corvi kuptoi krahun.
Në minutën e 30-të, Inter trefishon shifrat me Marcus Thuram. Francezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Henrikh Mkhitaryan. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për zikaltrit, të cilët administruan më së miri rezultatin në pjesën e dytë dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund.
Pas kësaj fitoreje, Inter mbetet në krye me 16 pikë.
The post Inter bën detyrën ndaj Parmës, zikaltrit nuk lodhen hiç në pjesën e dytë (video) appeared first on Telesport.
