Janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të Superligës në volejboll për femra, ku nuk munguan surprizat. Pogradeci kampion u mund 3-2 nga Tirana në ndeshjen e luajtur në “Fahrie Hoti”, duke u ndalur në kampionat pas më shumë se një viti (25-17, 23-25, 17-25, 25-21, 15-8).

Teuta fitoi 3-1 ndaj Dinamos në Durrës (17-25, 26-24, 25-20, 25-20), një fitore me përmbysje e skuadrës vendase që e nisi jo mirë ndeshjen. Blutë synuan fitoren ashtu si në Kupën e Federatës, por në fund u detyruan të pranojnë humbjen.

Pa probleme fiton Partizani, që në Farkë mundi 3-0 Lushnjën (25-10, 25-17, 25-11), ndeshje që u komandua nga kryeqytetaset në të trija setet. Pa probleme fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mposhti 3-0 Vllazninë (25-10, 25-13, 25-12), ndeshje në sens unik.

Superliga-Femra, java e dytë

Teuta – Dinamo, 3-1

Skënderbeu – Vllaznia, 3-0

Lushnja – Partizani, 0-3

Tirana – Pogradeci, 3-2

Renditja: Teuta 6 pikë, Partizani 6 pikë, Tirana 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Pogradeci 3 pikë, Dinamo 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Lushnja 0 pikë.

Kategoria e Parë-Femra (java e dytë)

Flamurtari – Mirdita, 3-1

Korabi – Studenti, 0-3

Apolonia – Elbasani, 3-0

Renditja: Studenti 6 pikë, Flamurtari 6 pikë, Mirdita 3 pikë, Apolonia 3 pikë, Korabi 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

The post Teuta dhe Partizani komandojnë Superligën, Tirana mund kampionet e Pogradecit appeared first on Telesport.