Protestë e banorëve të fshatit Pçinjë të Kumanovës për shkak të ndotjes së vazhdueshme dhe djegies së shpeshtë të deponisë së Krastës.
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, u takua me banorët, të cilët gjatë protestës bllokuan hyrjen në deponi. Ai u tha se kërkesa e tyre për mbylljen e përhershme të saj nuk mund të realizohet për momentin.
“Për momentin, as unë dhe as dikush tjetër në Komunën e Kumanovës nuk e kemi si zgjidhje mbylljen e përhershme të deponisë. Ajo do të mbyllet përgjithmonë kur të realizohet projekti përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor, i cili aktualisht është në një fazë të caktuar dhe po pritet përgjigjja nga Bashkimi Evropian. Kam biseduar drejtpërdrejt me kryeministrin dhe kam marrë premtim. Ai më tha se mund t’u drejtohem lirshëm qytetarëve në emër të tij dhe t’u them se do të bëjë gjithçka që ky problem të zgjidhet dhe të tejkalohet, si dhe të realizohet projekti për ndërtimin e fabrikës së përpunimit të mbeturinave në Meçkuevc”. Tha Dimitrievski
