Gjendja e krizës energjetike do të vazhdohet edhe për gjashtë muaj të tjerë, ndonëse, siç theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, ekziston mundësia e qetësimit gradual të tensioneve në Lindjen e Mesme. Nëse kjo ndodh, gjendja e krizës mund të ndërpritet, tha ai. Megjithatë, për momentin ajo do të vazhdohet deri në prill. Për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, u shtrenjtuan karburantet, ndaj Qeveria ndërmori masa për uljen e akcizës për benzinën dhe uljen e TVSH-së për naftën. Kjo masë u vazhdua dje edhe për dhjetë ditë të tjera.

“Gjendjen e krizës energjetike do ta vazhdojmë edhe për gjashtë muaj të tjerë. Kemi disa paralajmërime se mund të ketë deeskalim, por kjo nuk na pengon që më pas ta ndërpresim, nëse krijohen kushtet. Zoti e bëftë që të ketë deeskalim dhe qetësim të situatës, në mënyrë që ta ndërpresim gjendjen e krizës. Megjithatë, do ta vazhdojmë edhe për gjashtë muaj të tjerë, pra, mendoj deri në prill”, tha Mickoski.