Drejtori i burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, paralajmëroi se Ministrisë së Drejtësisë do t’i propozojë amnisti ose ulje të dënimeve me 10, 15 apo 20 për qind, me qëllim zvogëlimin e mbipopullimit në burgje. Ai per “360 gradë” tha se gjatë tre viteve të fundit, numri i të burgosurve në Idrizovë është rritur për rreth 200 persona, ndërsa institucioni përballet me mungesë të stafit dhe mjeteve financiare.
Sipas të dhënave të 7 shtatorit, në Idrizovë ndodheshin 1.296 të dënuar, ndonëse kapaciteti zyrtar është 1.187 persona. Nëse përfshihen edhe të dënuarit që janë me leje, në spital ose në arrati, numri arrin në 1.467.
Si zgjidhje afatgjatë, Jovanovski propozon zbatimin më të madh të masave alternative, si puna në dobi të komunitetit dhe dënimet me kusht.