Lazio e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka marrë fitoren e radhës në kampionat, pasi mundi 3-1 Monza-n në sfidën e luajtur në “Olimpico”, që është e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.
Sfida në “Olimpico” u zhbllokua që në minutën e 3-të, ku Nuno Tavares shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca.
Në minutën e 23-të, danezi Gustav Isaksen dyfishon shifrat, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Tijjani Noslin.
Në minutën e 35-të, gjërat në fushë vështirësohen akoma edhe më shumë për Monza-n, pas kartonit të kuq të Lorenzo Lucchesi, pas ndërhryjes së tij ndaj lojtarit të fundit, Noslin, gjatë një kundërsulmi të lazialëve. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Lazio-n.
Në fillim të pjesës së dytë, Monza ngushton shifrat me Saba Goglichidze, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit dhe asistit me kokë të Dany Mota.
Andrea Pinamoni i futur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë, vulosi fitoren e Lazio-s, me golin e shënuar në minutën e 88-të, pas asistit të Alfonso Pedraza. Lazio fiton 3-1 dhe i bashkohet Interit në krye me nga 16 pikë. SHIKOGOLAT
Në sfidën tjetër, Bologna fitoi 1-2 në transfertën ndaj Lecce.
The post Lazio bën detyrën ndaj Monza dhe nuk i ndahet Interit në krye. Nuno Tavares shënon golin më të bukur të javës (video) appeared first on Telesport.
