Inter fitoi 3-0 ndaj Parmës në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A. Parma është “viktima” e preferuar për Marcus Thuram, i cili ka shënuar 5 gola në 5 ndeshje ndaj klubit të qytetit ku ai ka lindur, përfshirë këtu edhe golin që hapi ndeshjen vendimtare për titullin e Serisë A më 3 maj.
Në përfundim të ndeshjes, Thuram pati një mesazh të qartë për trajnerin e Francës, Zinedine Zidane, i cili e la jashtë ndeshjeve të fundit për Ligën e Kombeve.
“Do të kisha dashur të shkoja me kombëtaren, por trajneri bëri zgjedhjet e tij dhe unë i respektoj ato. Qëndrova në Pinetina dhe punova shumë mirë. Njerëzit thoshin se e nisnim gjithmonë duke pësuar gola; do të flitet gjithmonë për ne, por ne zbresim në fushë vetëm për të fituar”, tha Thuram.
The post Parma “viktima” e preferuar e Marcus Thuram, francezi me mesazh të qartë për Zidane pas golit të fundit appeared first on Telesport.
