Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor në fitoren e vuajtur mbrëmë të Real Madridit 1-0 ndaj Villarreal në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi brazilian u fut si zëvendësues në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 0-0.

Fillimisht, Yan Diomande zhbllokoi shifrat, më pas Vinicius Junior shënoi golin e dytë, por që u anullua për një faull të brazilianit ndaj kundërshtarit, të cilin e kapi prej flokësh. Arbitri anulloi golin dhe ndëshkoi me karton të kuq Vinicius Junior, duke shkaktuar protesta dhe pakënaqësi të mëdha te madrilenët.

Pas ndeshjes, Vinicius u kërkoi falje shokëve të skuadrës dhe tifozëve të Real Madridit përmes Instagramit, por më pas ndezi sërish debatin duke shpërndarë postimin e një tifozi.

“Gjithmonë është Vinicius ai që merr kartonë të verdhë dhe të kuq; çfarë turpi, çfarë bande”, thuhej në postimin e tifozit, të cilin Vinicius Junior e shpërndau në profilin e tij.

The post “Çfarë turpi, çfarë bande”, Vinicius Junior kërkon falje për kartonin e kuq dhe shpërndan mesazhin e fortë (foto) appeared first on Telesport.