Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon mes Partizanit dhe Tiranës, fitohet nga bardheblutë me rezultatin 1-3.
Tirana e nisi mjaft mirë derbin në “Air Albania”, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 7-të, me Redon Xhixhën, i cili shënoi një goli spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën, nga distanca. SHIKOGOLIN
Në minutën e 13-të, Altin Aliu provon të barazojë shfirat me një supergol, por goditja e tij me hark përplaset në shtyllë. Në minutën e 36-të, Partizani do të barazonte shifrat me Elson Himallarin, pas një kombinimi fantastik me Xhuljano Skukën. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 1-1. Pjesa e dytë e derbit nis vrullshëm. Partizani iu afrua golit të dytë, por goditja e Altin Aliut përplaset sërish në shtyllë.
Në minutën e 79-të, Tirana gjeti golin e dytë, pas një kombinimi fantastik mes Bojan Ilievski dhe Tomislav Kis, ku në fund ishte mbrojtësi maqedonas që mposhti Pano Qirkon. SHIKOGOLIN
Në minutën e 83-të, Drilon Hazrollaj pengohet brenda zonës nga mbrojtësi i të kuqve, Andi Janjeva, dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti. Godet Tomislav Kis, topi përfundon në rrjetë. Tirana në avantazh 1-3, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund.
Në sfidën tjetër, Vllaznia mori fitoren e parë të sezonit, pasi mposhti 1-0 Dinamon në “Loro Boriçi”, falë golit të Edon Murataj në minutën e 31-të.
The post Derbi i kryeqytetit i takon Tiranës, super fitore e bardhebluve ndaj Partizanit. Vllaznia e bën “sefte” (video) appeared first on Telesport.
