Mesfushori i Manchester City, Elliot Anderson, po shkëlqen këtë sezon të parë me skuadrën e re. Ai ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren 3-0 që “qytetarët” arritën në fushën e Liverpool.

Duke iu rikthyer asaj sfide, që u luajt në një moment delikat për “citizens”, ai tha: “Kemi treguar vërtet frymë bashkëpunimi dhe luftuam fort. Është një terren i vështirë dhe sfidues, por ia dolëm mbanë”.

“Qëndruam vërtet të bashkuar në fushë, luftuam për njëri-tjetrin dhe luajtëm mirë. Kemi treguar guxim dhe marrja e tri pikëve është gjë e mirë. Ia dolëm mjaft mirë ta heshtnim publikun vendas”, tha Anderson.

The post Anderson: Luftuam për njëri-tjetrin dhe ia dolëm të heshtnim publikun në Anfield appeared first on Telesport.