Skuadra e Chelsea ka njoftuar se Emiliano Martinez i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm për shkak të një nofulle të thyer, pas një përplasjeje me mbrojtësin e Everton, Jarrad Branthwaite, të shtunën.
Futbollisti argjentinas u largua nga fusha me barelë pas një ndërprerjeje të gjatë, ndërsa Chelsea fitoi 2-0 ndaj Everton. Pas ndeshjes, Xabi Alonso konfirmoi se portieri ndodhej në spital për të kryer ekzaminime paraprake.
Më pas, Martinez shkroi në Instagram se do të rikthehet së shpejti. Ai u shpreh: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet; operacioni shkoi mirë. Gjëja më e rëndësishme është se fituam. Do të rikthehemi pas pak javësh.”
34-vjeçari u zëvendësua nga 21-vjeçari Mike Penders, i cili u bë portieri më i ri i Chelsea në epokën e Premier League. Mungesa e Emiliano Martinez, ardhur këtë verë, do të ndikojë mjaft te londinezët
The post Martinez i nënshtrohet një operacioni të suksesshëm për nofullën e thyer, do të mungojë disa javë appeared first on Telesport.
