Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e tetë në Abissnet Superiore. Vllaznia ka mposhtur 2-0 Tiranën në klasiken e futbollit shqiptar, të luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e tetë në Abissnet Superiore.
Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të, ku pas një depërtimi të bukur në zonë dhe asistit të Patrik Bardhit, ishte Edon Murataj që dërgoi me thembër topin në rrjetë, duke shënuar nj gol tejet të bukur. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për shkodranët. SHIKOGOLIN
Në minutën e 68-të, Vllaznia shënoi golin e dytë, pas një kombinimi të bukur mes Edon Murata dhe Adnard Mehmetit. Mesfushori i huazuar nga Partizani dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Vllaznia fiton 2-0 dhe merr fitoren e dytë për këtë sezon. Në “Niko Dovana”, Teuta është ndaluar pas gjashtë fitoreve rresht, duke mos shkuar dot më shumë se barazimi 0-0 ndaj Elbasanit. Një ndeshje e qetë në Durrës, ku nuk është se pati ndonjë rrezik konkret për të dy skuadrat. Glen Daja e nis me një pikë, rrugëtimin si trajneri i ri i Elbasanit.
The post Abissnet Superiore: Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani ndal Teutën (video) appeared first on Telesport.
