Derbi londinez mes Chelsea-s dhe Tottenham është mbyllur 0-2 për “Gjelat” e drejtuar nga Roberto De Zerbi. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret për të dy skuadrat, u mbyll 0-0.
Në minutën e 62-të, Pedro Neto i afrohet golit, por Antonin Kinsky bën një pritje fantastike duke shpëtuar Tottenham. Derbi u zhbllokua në minutën e 77-të, ku pas një goditjeje këndi për Tottenham dhe daljes komplet të pastudiuar të portierit të “Bluve”, Mike Penders, topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 80-të, gjërat vështirësohen akoma edhe më shumë për “Blutë”, pasi Cole Palmer merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.
Në minutën e 88-të, ishte Mathys Tel, i cili u tregua i jashtëzakonshëm, duke kaluar secilin që i dilte para dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë nga distanca. Derbi londinez mbyllet 0-2 për Tottenham, që merr fitoen e dytë rresht në Premier League.
The post Chelsea “tradhtohet” nga portieri dhe Cole Palmer, Tottenham fiton derbin londinez (video) appeared first on Telesport.
