Gara e fundit në Austin riktheu duelin mes Charles Leclerc (Ferrari) e Max Verstappen (Red Bull), dy pilotë që kanë dhuruar shpesh beteja spektakolare në Formula 1 edhe pse gjithnjë kanë qenë korrektë.

Para garës së ardhshme në Meksikë, Leclerc kujtoi betejën me Max: “E dija që do të ishte një luftë e ngushtë. Max është një kafshë dhe ndonjëherë, kur ul vizorin e helmetës, ndiej se mund të jem edhe unë i tillë”.

“Pikërisht kjo e bën gjithçka kaq emocionuese e di që ai nuk do të më lërë shumë hapësirë, por edhe unë nuk do t’i lë atij. Në Austin isha para tij pas kthesave të para, por më pas ai më kapi në befasi në kthesën 15”, tha Leclerc.

“Mua më pëlqeu shumë dueli që pata me Max në pjesën e fundit të garës. Ishte vërtet emocionues dhe manovrat tona mbetën të pastra gjatë gjithë kohës”, shtoi Charles Leclerc.

The post Leclerc: Me Max beteja gjithnjë të ashpra e korrekte, të dy nuk i hapim rrugë njëri-tjetrit në pistë appeared first on Telesport.