Panbathinaikos udhëheq renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të 8-të të sezonit të rregullt. Grekët fituan 80-75 ndaj Armani Milano dhe janë skuadra e vetme me 7 fitore (kanë edhe 1 humbje).
Me nga gjashtë fitore janë 4 skuadra: Valencia Basket, Hapoel Tel Aviv, Fenerbahce dhe Olympiacos. Mjaft interesante sfida që nxori fituese pikërisht spanjollët e Valencia, surpriza e këtij sezoni, që në fushën e tyre mundën 86-78 rivalët e Fenerbahce.
Moment pozitiv po kalon Real Madrid, që mundi 104-86 Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll. Jashtë fushe fiton edhe Barcelona, 88-84 ndaj Bayern Munich, ndërsa kampionët në fuqi të Olympiacos mundën 81-73 turqit e Besiktas.
Euroleague-Raundi i 8-të
Dubai Basketball – Paris Basketball, 93-99
Bayern Munich – Barcelona, 84-88
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 100-78
Panathinaikos – Armani Milano, 80-75
Valencia Basket – Fenerbahce, 86-78
Baskonia Gasteiz – Real Madrid, 86-104
Besiktas – Olympiacos, 73-81
Hapoel Tel Aviv – Anadolu Efes, 118-88
Villeurbanne – Partizan Beograd, 82-75
Virtus Bologna – Zalgiris Kaunas, 74-91
The post Panathinaikos dominon renditjen e Euroleague, fitojnë Real e Barça, tri spanjolle në zonën play off appeared first on Telesport.
