Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi se politikat e Qeverisë janë popullore, të orientuara drejt projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai theksoi se gjatë 28 muajve të qeverisjes nuk ka pasur asnjë aferë të lidhur me ekzekutivin, ndërsa shtoi se Qeveria po mbron interesat shtetërore dhe po përballet me sfidat që sjellin kriza energjetike dhe ajo e tregjeve financiare.
I pyetur për pretendimet e opozitës se Qeveria e tij mund të jetë e radhës që do të humbë pushtetin, pas zhvillimeve politike në Hungari dhe Serbi, Mickoski tha se mbetet i përqendruar te projektet. Ai përmendi 100 ambulancat e reja, shkollën fillore në Gazi Babë, gjashtë akset autostradale, dy gazsjellësit, një linjë transmetimi të energjisë elektrike dhe rreth 1.500 projekte të tjera.
“Kanë kaluar rreth 28 muaj që kur u zgjodhëm si Qeveri. Nuk ekziston asnjë aferë që lidhet me këtë Qeveri. Ne i mbrojmë interesat shtetërore dhe, do të thoja, po veprojmë mjaft me disiplinë”, deklaroi Mickoski në intervistën për televizionin Kanal 5.
