Janë luajtur takimet e raundit të 9-të të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj. Kampionët në fuqi të Olympiacos, fituan 84-78 në Athinë ndaj Armani Milano dhe ngjiten në vendin e parë.
Ata e ndajnë kreun me Panathinaikos, që u mund 83-68 nga turqit e Anadolu Efes. Të dyja ekipet turke kanë nga 7 fitore (kanë edhe nga 2 humbje), duke kryesuar së bashkë. Me nga 6 fitore janë një grup prej 7 skuadrash.
Mes tyre Real Madrid, që po kalon një moment të mirë. Spanjollët fituan 95-76 ndaj Fenerbahce në shtëpinë e tyre. Mirë po paraqitet këtë sezon Crvena Zvezda, që mundi 103-73 Bayern Munich dhe ndodhet i treti.
Në këtë fazë të parë të sezonit të rregullt po zhgënjejnë skuadrat turke. Më mirë për momentin është Fenerbahce, në vendin e shtatë. Po ashtu, edhe ekipet italianë janë në krizë, larg zonën play off.
Euroleague-Raundi i 9-të
Crvena Zvezda – Bayern Munich, 103-73
Maccabi Tel Aviv – Paris Basketball, 97-99
Real Madrid – Fenerbahce, 95-76
Dubai Basketball – Hapoel Tel Aviv, 97-83
Anadolu Efes – Panathinaikos, 83-68
Zalgiris Kaunas – Zalgiris Kaunas, 87-80
Villeurbanne – Baskonia Gasteiz, 94-79
Olympiacos – Armani Milano, 84-78
Virtus Bologna – Besiktas, 101-103
Barcelonia – Valencia Basket, 98-94
The post Dy skuadra greke komandojnë Euroleague, triumfojnë edhe Real Madrid e Barcelona, zhgënjejnë ekipet turke appeared first on Telesport.
