Atletico Madrid ka fituar 0-2 ndaj Levante, në sfidën e javës së 11-të në La Liga. “Colchoneros” kaluan në avantazh në minutën e 36-të, me Alejandro Grimaldo, pas një pasimi të marrë nga Alex Baena, edhe pse i devijuar nga kundërshtari.
Në minutën e 62-të, Giuliuano Simeone dyfishon shifrat për Atletico Madrid, pas një asisti fantastik nga Alex Baena. Argjentinasi e finalizon në mënyrën e duhur.
Atletico Madrid fiton 0-2 dhe merr fitoren e gjashtë rresht në La Liga. Aktualisht, Atletic kryeson renditjen me 28 pikë, një pikë më shumë se Barcelona dhe katër pikë më shumë se Real Madrid, vetëm se këto dy të fundit nuk kanë zbritur ende në fushë për këtë javë.
The post Atletico Madrid merr fitoren e gjashtë rresht dhe kreun në La Liga (video) appeared first on Telesport.
