Piloti spanjoll i KTM, Pedro Acosta, fitoi të shtunën garën sprint të zhvilluar në Malajzi, në MotoGP. Ai dueloi “rrotë më rrotë” me kryesuesin e botërorit, patriotin e tij Marc Marquez me Ducati, që u klasifikua në vendin e dytë.

Ky vend i dytë i Marquez dhe mungesa e spanjollit Jorge Martin (Aprilia) bëri që diferenca mes tyre në renditjen e përgjithshme të shkojë 19 pikë. Diferencë që pritet të thellohet të dielën në garën zyrtare, pasi Martin do të mungojë, i dëmtuar një javë më parë.

Për sa i përket garës, Acosta e meritoi fitoren, duke u përshtatur më mirë me pistën. Marquez, duke parë rivalët, nuk rrezikoi shumë, duke u kënaqur me vendin e dytë. Në podium ngjitet edhe italiani Marco Bezzecchi me Aprilia (vendi 3).

The post Pedro Acosta fiton garën sprint në Malajzi, spanjolli Marc Marquez thellon diferencën me rivalët në renditje appeared first on Telesport.