Java e 9-të e Premier League është hapur me supersfidën Chelsea-Manchester United, e fituar nga londinezët 2-0. Në minutën e 34-të, “Djajtë e Kuq” gjetën golin me Matheus Cunha, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë u mbyll 0-0.
Pjesa e dytë u dominua e gjitha nga “Blutë”. Pas një topi të fituar në mesfushë nga Romeo Lavia dhe pasimit për të, ishte Morgan Rogers që depërtoi bukur në zonë dhe në fund dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 62-të, Manchester United mbetet me 10 lojtarë. Lisandro Martinez merr kartonin e dytë të verdhë pas një fualli brenda në zonë ndaj Fesley Fofana, penallti për londinezët.
Godet Cole Palmer, topi përfundon në rrjetë. Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Chelsea rigjen fitoren pas humbjes në derbin ndaj Tottenham dhe momentalisht renditet në vendin e 4-të.
Ndërkohë që Man. United renditet në vendin e 16-të, me vetëm 7 pikë. Humbja e sotme mund të jetë fatale për Michael Carrick.
The post Chelsea rigjen fitoren dhe fundos akoma edhe më shumë Man. United (video) appeared first on Telesport.
