Milan e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme “Derby della Madonnina”, duke shënuar dy gola të shpejtë brenda 10 minutave të para.
Supersfida në “San Siro” u zhbllokua në minutën e 4-të, ku Diego Moreira la në vend Carlos Agusto dhe krosoi në zonë, aty Christian Pulisic shënoi me kokë, duke dërguar topin në rrjetën e Josep Martinez.
Në minutën e 10-të, Moreira kroson nga këndi, Adrien Rabiot shkëputet bukur në zonë dhe shënon një gol tejet të bukur me një goditje klasi me të majtën.
The post Një Milan spektakolar në derbi, dy gola të shpejtë të kuqezinjve ndaj Interit (video) appeared first on Telesport.
