Bayern Munich ka barazuar 2-2 ndaj Dortmund në “Der Klassiker”-in e parë të këtij sezoni. Para se të fillonte ndeshja, u organizua një ceremoni speciale për fituesin e “Topit të Artë”, Harry Kane, i cili prezantoi trofeun para tifozëve në “Alianz Arena”.

Bavarezët e nisin vrullshëm takimin. Në minutën e 10-të, Dortmund ishte me fat, pasi shtylla ndali goditjen e Michael Olise. Në minutën e 34-të, pas një gafe të pafalshme të Kim Min-Jae, Jobe Bellingham gjen golin për Dortmundin, por që anullohet për pozicion jashtë loje, pas ndërhyrjes së VAR.

Në minutën e 37-të, kundërsulm i shpejtë i bavarezëeve që gjejnë golin me Konrad Laimer, pas asistit të Michael Olise. Tentativa e parë e Laimer ndalet nga Kobel, por jo e dyta.

Bayern e mbyll në avantazh pjesën e parë 1-0. Në minutën e 56-të, Bayern kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat me Harry Kane, por anglezi gabon si rrallëherë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit em dorë brenda zonë nga kundërshtari, por fituesi i “Topit të Artë” godet traversën.

Në minutën e 60-të, verdhezinjtë barazojnë shifrat me Serhou Guirassy, por festa e tyre zgjat pak. Në minutën e 66-të, Bayern gjen sërish avantazhin. Joshua Kimmich kroson në zonë, Harry Kane asiston me kokë, Dayot Upamecano shtyn topin në rrjetë. Verdhezinjtë barazuan shifrat me Fabio Silva në minutën e 89-të. Rezultati final 2-2. Të dyja skuadrat kryesojnë renditjen me nga 18 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Spektakël në “Der Klassiker”! Kane gabon si rrallëherë, Dortmund nuk dorëzohet (video) appeared first on Telesport.