Kimi Antonelli u shpall kampion bote për pilotë në Formula 1, titulli i parë në karrierën për talentin 20-vjecar italian, që dominoi me makinën Mercedes. Edhe pse janë ende 4 gara për t‘u zhvilluar ai tregoi vijueshmëri në një sezon mjaft të vështirë.

Pas garës, ai tha: “Ia dolëm mbanë. Gjithcka falë mbështetjes së skuadrës, së familjes Mercedes dhe familjes që më ka mbështetur. E pabesueshme që po festoj këtë titull. Jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar për këtë arritje”.

“Ka qenë një sezon i jashtëzkonshëm, i gjatë dhe i vështirë por në fund ia dolëm mbanë të gjithë. Ta fitoj titullin në këtë garë, me Max dhe Lewis që ngjiten me mua në podium është dicka fantastike. E di që me ta do të kem beteja të forta vitin tjetër”, tha Antonelli.

Në fund, Antonelli tha: “Jam i kënaqur për këtë podium sot dhe për titullin. Tani që titulli i sigurua do të përpiqem që të shijoj pjesën e mbetur të sezonit për të arritur të tjera fitore”. nuk munguan edhe përqafimet me Toto ëolff dhe George Russell pas garës.

The post Antonelli pas fitimit të titullit: Ia dolëm mbanë, një triumf i madh në një sezon të jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.