“Po i paguajmë shtrenjtë gabimet tona”. Kështu ka deklaruar sot Nicolò Barella pas humbjes në derbi dy ditë më parë. Teksa skuadra përgatitet për ndeshjen e Champions League, mesfushori zikaltër reikthehet te sfida e së shtunës.
“Përveç golit të pësuar nga goditja e dënimit, kishte gabime individuale dhe të ekipit. Qasja jonë nuk ka qenë në nivelin më të mirë, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”, tha Barella.
Më tej, ai shtoi: “Një derbi është gjithmonë një ndeshje unike, por duhet të bëjmë një analizë të thellë të vetvetes dhe të përmirësohemi. Ka pasur derbi ku kemi luajtur dobët, por kemi fituar dhe e kundërta”.
“Sot duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy. Çdo ndeshje vlen tri pikë. Kishim një skuadër ndryshe dhe nuk ishim plotësisht të mësuar me këtë formacion, por ajo që ka rëndësi është qëndrimi ynë”, tha mesfushori i Inter.
“Na ka munguar qëndrimi i duhur që nga fillimi i vitit. E kemi treguar forcën tonë në pjesët e dyta të ndeshjeve, por jo çdo ndeshje është e njëjtë. Duhet të mësojmë të mos e lëmë çdo ndeshje të vendoset në minutën e 90”, shtoi ai.
“Milan pati një qasje më të mire, e merituan fitoren. Shënuan golin e tretë pikërisht kur ne po fillonim të merrnim ritmin. Duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy, kemi një rrugë të gjatë përpara dhe çdo ndeshje ofron pikë që janë vendimtare”, tha Barella.
The post Barella: Nuk mund të fitojmë gjithnjë me përmbysje, duhet të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të reagojmë appeared first on Telesport.
