Nga dita e hënë, tenisti gjerman Alexander Zverev është numri 1 në botë për meshkuj. Një arritje mëse e merituar për Zverev, që këtë vit ka fituar 2 grand slam, për herë të parë në karrierën e tij.
Ai ka arritur të zbresë nga froni italianin Jannik Sinner, tashmë në vendin e dytë. Ai nuk luan prej disa muajsh për shkak dëmtimi. Në vendin e tretë ndodhet spanjolli Carlos Alcaraz, që po rikthehet në formë.
Te femrat nuk ka asnjë surprizë, me kazaken Elena Rybakina që ruan kreun e renditjes, duke lënë pas bjellorusen Aryna Sabelenka e rusen Mirra Andreeva. Në pesë më ët mirat edhe dy amerikane: Gauff e Pegula.
“Top-5”, meshkuj
1.Alexander Zverev, 9.520 pikë
2.Jannik Sinner, 9.450 pikë
3.Carlos Alcaraz, 6.110 pikë
4.Ben Shelton, 4.490 pikë
5.Daniil Medvedev, 3.820 pikë
“Top-5”, femra
1.Elena Rybakina, 8.099 pikë
2.Aryna Sabalenka, 5.485 pikë
3.Mirra Andreeva, 6.306 pikë
4.Coco Gauff, 5.763 pikë
5.Jessica Pegula, 5.760 pikë
The post Alexander Zverev merr kreun e renditjes botërore, Rybakina vijon të bëjë ligjin te femrat appeared first on Telesport.
