Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën e katërt në grupet e Champions League.
Në “Metropolitano”, pjesa e parë mes Atletico Madridit dhe Bayern Munich është mbyllur në barazim pa gola. Në “Camp Nou”, Barcelona po fiton 1-0 ndaj Aston Villa, falë golit të Lamine Yamal në minutën e 7-të, pas një gafe të skuadrës angleze në zonën e saj.
Në “Old Trafford”, Manchester United është duke u mundur 0-2 nga Roma. Verdhekuqtë janë në avantazh të dyfishtë , falë golave të Matias Soule në minutën e 12-të, pas një asisti fantastik të Rodrigo Mora dhe penalltisë së Donyell Malen, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Heaven.
Në Rotterdam, Inter është duke udhëhequr 0-2 ndaj Feyenoord, falë golave të Yann Bisseck në minutën e 8-të, me një goditje të fuqishme brenda zonës dhe golit me kokë të Pio Esposito në minutën e 34-të.
Kampionët në fuqi të Europës, PSG, kryesojnë 0-4 në transfertë ndaj Villarreal. Francezët kanë shënaur 3 gola ëpr 4 minuta, Joao Neves 9′, Desire Doue 11′, Senny Mayulu 13′ dhe Fabian Ruiz 17′.
LASK është duke fituar në shtëpi 3-0 ndaj Slovan Bratislava. Ndërsa në sfidën tjetër, Bodo/Glimt-Lille rezultati i pjesës së parë është 0-0.
The post Champions League, pjesët e para: “Paqe” në “Metropolitano”. Barcelona mjaftohet me Yamal. PSG “flakë” fare. Inter dhe Roma “ok” appeared first on Telesport.
